×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Në Qendrën Korrektuese të Dubravës u tentua të futen telefona e substancë narkotike

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 15:16

    Shtatë telefona, një ekran i iPhone 7, gjashtë adaptera, një palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike janë gjetur nga zyrtarët korrektues në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

    Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjërat e dyshimta janë hasur brenda një qeseje të mbyllur në një pako qumështi, pas një kontrolli gjatë patrullimit të jashtëm dhe zonave përreth, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta. Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftuar Policia si dhe është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!