×
  • Lajme
  • Botë

    Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në firmën turke të armëve në Ankara

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 17:04

    Tre njerëz janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur të mërkurën, si pasojë e një sulmi në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

    Yerlikaya nuk dha më shumë hollësi rreth sulmit në TUSAS, e cila është kompani në pronësi të shtetit turk, në periferi të kryeqytetit Ankara.

    Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.

    Televizioni privat NTV raportoi se grup sulmuesish mbërritën në hyrje të ndërtesës së kompanisë me një taksi dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës.

    NTV-ja raportoi se të shtënat me armë brenda ndërtesës vazhduan dhe se disa punonjës mund të jenë marrë peng./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!