×
  • Lajme
  • Lajme

    Princ Leka “harron” ditëlindjen e vajzës, Princesha Geraldinë dje mbushi 4 vjeç

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 21:04

    Princesha Geraldinë ka festuar dje ditëlindjen e katërt. Në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet për të.

    Nëna e saj, Elia Zaharia, i ka bërë një urim prekës në llogarinë e saj në Facebook, por një i tillë, së paku publik, ka munguar nga babai i saj, Princ Leka. Në llogaritë e tij zyrtare, Facebook e Instagram, Princ Leka nuk ka bërë asnjë urim për ditëlindjen e të bijës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, Elia publikoi disa fotografi familjare me vajzën dhe familjarë të saj, duke i festuar ditëlindjen dhe shkroi fjalë prekëse për të.

    “Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes…Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldine!”.

    Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar në prill të këtij viti, pas 15 vitesh së bashku.

    Më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

    Tani, Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen me fotografen Blerta Celibashi, rreth shtatë muaj pas divorcit me Elian. Ai prezantoi partneren e tij në një darkë gala, event që kishte për synim forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë. Publikoi edhe fotografi me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!