×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kurti nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 23:10

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës dhe punën e saj përgjatë këtij mandati.

    Ai është shprehur se Kurti rreth vetës nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë.

    “Kam parë që kryeministri Kurti nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë dhe jo si njerëz që kanë një backround profesional”, tha Limaj në kanal10.

    Sipas tij, qeveria në krye me Kurtin ka ardhur në pushtet pa ndonjë plan konkret.

    Limaj, i është refereruar komunikimeve të publikuara nga Nacionale mes të pushtetshmes së Vetëvendosjes, Dejona Mihali dhe ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke thënë se ajo “nga zyrja e partisë vendos a me nal rrymën a jo”.

    “Dejona ta udhëheqë KEK-un nga zyret e partisë, cili është funksioni i detyrës së saj? KEK është ndërmarrje e pavarur publike, ju shkoni nga zyrat e partisë e drejtoni punësimin, shitjen, blerjen, bile edhe me ta nalë rrymën këtu në studio”, tha Limaj në Kanal 10.

    “Mendoj se nëse fiton Kurti fiton ai, ne jemi në opozitë. Unë mendoj se Kosovës i duhet fijorja e opozitës. Partia e parë me të dytën, mendoj ky është normaliteti në Kosovë ne duhet të kthehemi në normalitet dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ta ruajmë demokracinë dhe ajo që është me rëndësi potenciali opozitar”, ka thënë Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!