Pesë persona kanë mbetur të vdekur në sulmin terrorist në kampusin e Kompanisë Aksionare të Industrisë Ajrore Turke ( TAI ) në qarkun Kahramankazan në Turqi.. Një nga viktima është inxhinierja mekanike Zahide Güçlü.
Raportohet se Zahide Güçlü ishte Inxhiniere Mekanike në TUSAŞ dhe se ka shkuar në hyrje të kampusit për të marrë lulet e dërguara nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ka ndodhur sulmi.
Gruaja e plagosur rëndë, nënë e një fëmije, nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht ndërhyrjeve në spitalin ku u dërgua.
Sulmi terrorist ndodhi jashtë ndërtesës së kompanisë kombëtare të hapësirës ajrore, Tusaş, jashtë Ankarasë në orën 16:00 të së mërkurës duke vrarë pesë persona dhe plagosur 22 të tjerë.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya deklaroi pas sulmit se autorët mund të jenë pjesë e organizatës terroriste PKK, duke nënvizuar se hetimet janë ende në vazhdim.
Autoritetet turke janë mobilizuar për të ndjekur gjurmët e autorëve dhe për të marrë masa shtesë sigurie. Terrorizmi ka qenë një nga sfidat kryesore për Turqinë, e cila ka përballuar sulme të ngjashme nga grupe të ndryshme gjatë viteve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.