×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 54-vjeçari që akuzohet për dhunim

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 10:31

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për gjetjen e një 54-vjeçari që po kërkohet për dhunim, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e këtij të fundit.

    Me ç’rast, kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!