×
  • Lajme
  • Lajme / Akti terrorist në Ankara

    Sulmi në Turqi, Kurti: Të punojmë së bashku për të luftuar terrorizimin

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 11:36

    Të mërkurën në Turqi nga një sulm terrorist u vranë pesë persona, 20 të tjerë mbetën të plagosur dhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Lidhur më këtë rast, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore, derisa ka shkruar se duhet të punojnë së bashku për të luftuar terrorizimin.

    “Ne dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) dje në Ankara. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!