×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Amerikë

    Murati në ShBA takon shefin e misionit të FMN-së për Kosovën, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 11:46

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit në Amerikë, ka takuar Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se Murati gjatë takimit ka prezantuar indikatorë ekonomik dhe progresin që ka arritur Kosova.

    Ndër të tjera, ministri ka përmendur edhe nivelin e ulët të borxhit publik, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%. Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe”, thuhet në komunikatë

    Në përfundim, thuhet se palët kanë diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!