×
  • Lajme
  • Botë / Aktakuzat ndaj ish-Presidentit

    Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Smith brenda dy sekondave

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 20:01

    Kandidati për president të ShBA’së, Donald Trump ka deklaruar se do të shkarkonte menjëherë Këshilltarin Special të Departamentit të Drejtësisë (DOJ), Jack Smith, nëse do të merrte edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë.

    Smith ka ngritur dy aktakuza federale kundër Trump.

    “Është kaq e lehtë. Do ta shkarkoja brenda dy sekondave. Ai do të jetë një nga çështjet e para që do të adresohen,” ka deklaruar Trump duke iu përgjigjur pyetjes së prezantuesit të radios Hugh Hewitt nëse ai do të falte veten, ka raportuar BBC.

    Jack Smith më parë ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së. Pastaj mori detyrën e hetimit ndaj Donald Trump për një mori akuzash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!