Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka pasur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku është edhe kryetar i saj.
Në këtë takim atij i është bashkuar edhe djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestori.
Hamza ka thënë se vite më parë u bashkuan që ta bëjnë Mitrovicën më të mirë, që t’ia rikthejnë atë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë Mitrovicës identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve, ndërsa tash po bashkohen për Kosovën.
“Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri. Vite më parë u bashkuam që ta bëjmë Mitrovicën më të mirë. U bashkuam që Mitrovicën t’ia rikthejmë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën!
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe! Gjithmonë në shërbim të qytetarëve! Gjithmonë me ty, MITROVICË! ”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.