×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Gjermani

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 9:13
    Foto ilustruese

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

    Ai dyshohet se veprën e ka kryer në Gjermani dhe autoritetet gjermane kanë njoftuar ato kosovare për rastin.

    “Gjermani 09.03.2024-NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!