Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shtator të këtij viti, janë gjithsej 18 mijë e 745 familje me gjithsej 72 mijë e 329 anëtarë, të cilat marrin ndihmë sociale.
Por numri i familjeve të cilat jetojnë me asistencë sociale, ka rënë në krahasim me muajin janar të këtij viti. Pasi që në muajin janar të vitit 2024 numri i familjeve me asistencë sociale, ishte 20 mijë e 251 familje.
E qyteti që vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve sociale, është Mitrovica me 1819 raste. Pasuar nga Vushtrria me 1142 raste. Pas këtyre dy qyteteve vjen Gjakova me 990 raste dhe Lipjani me 942 raste. Pas Lipjanit renditet Peja e cila ka 911 familje të cilat marrin asistencë sociale.
E si komuna më me pak raste sociale, janë Mamusha me 15 raste dhe Juniku me 39 raste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.