×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti falënderon shtetin austriak për Ditën Kombëtare: Austria është pjesë e historisë së Kosovës

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 11:07

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare të Austrisë, në pritjen e organizuar nga ambasada austriake në Kosovë.

    Në fjalën e tij, Kurti ka përshëndetur mbështetjen politike dhe ekonomike që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën tuaj gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë sonë në vitin 2008”, ka thënë Kurti.

    Ndër të tjera, Kurti ka përmendur edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    Po ashtu, kryeministri ka shtënë se Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës.

    “Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë. Këtu dua të nënvizoj gjithashtu mbështetjen e fortë austriake për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Falënderoj edhe ushtarët austriak të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë dhe sigurinë jo vetëm për Kosovën por edhe për mbarë rajonin. Me angazhimin dhe angazhimin e saj, Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës.”

    Në fund të fjalës së tij, Kurti ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për përkushtimin dhe punën e tij dhe i ka uruar popullit austriak Ditën Kombëtare të Austrisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!