×
  • Lajme
  • Lajme / Podujevë

    KMDLNj reagon për vendosjen e kryqit në varrezat e Bajçinës: As Serbia në okupim s’e ka ndërmarrë një veprim të tillë

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 14:31

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendosjes së një kryqi të madh në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një njoftimi, KMDLNJ ka deklaruar se lidhur me rastin janë njoftuar nga bonorët, të cilët e kanë konsideruar provokim dhe përpjekje për shpërfytyrim të varrezave të fshatit ku janë varrosur banorët e këtij fshati.

    “E drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj. Sikur që çdo diskriminim në baza fetare duhet të sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNj fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës , regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

    Më tej, KMDLNj-ja tha se është e qartë se “këtë veprim të shëmtuar”, nuk e ka bërë një person i vetëm, ku kërkoi hetime të shpejta në mënyrë që sipas tyre, dhunuesit e të drejtave dhe lirive fetare të identifikohen, kapen dhe përballen me ligjin.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!