×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së ironizon me Haxhi Avdylin: Dejona grua e dashur, kur të don e lëshon rrymën

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 14:11

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin.

    Avdyli tha se “Dejona është grua e dashur, të përqafon sapo të sheh”.

    Krasniqi ia ka kthyer duke thënë se ajo e lëshon dhe e ndal rrymën kur të don.

    ““Dejona është grua e dashur”, kur të don e lëshon rrymën kur të don e ndal rrymën. Masha e Albinit është Dejona ndërsa ju të tjerët jeni vetëm servilë rreth saj. Me kohën do të qeshni edhe ju me veten tuaj”, shkruan Krasniqi.

    Reagimi vjen pasi Haxhi Avdyli, deputet i partisë “GUXO”, ka vazhduar më lëvdatat për figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pasi në një intervistë tjetër e vlerësoi s’i grua të dashur, në Tëvë 1 Avdyli tha se Mihali është grua e mirë.

    Madje, Avdyli ia vendosi edhe një epitet tjetër, duke e quajtur Mihalin “shumë të dijshme”.

    “E kanë një urrejtje të thellë veç pse është nga Shqipëria. Nuk ka nevojë me thanë, po t’i e ndjen…Nuk ka pushtet të jashtëzakonshëm. Është një grua e mirë, e cila është shumë e dijshme, i njeh ligjet, e njeh punën, ka bashkëpunim me një grup të madh të ekspertëve, sepse ajo është kryetarja e ekspertëve”,  ka thënë Avdyli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!