Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse ndërmarrëse “WE Finance Code”.
Me ç’rast, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuoj në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili gjatë nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje me Zëvendëspresidentin e BERZH-it, z. Mark Boëman, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuoj në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë duke siguruar një qasje të barabartë në resurset financiare e veçanërisht për gratë ndërmarrëse”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Kjo nismë u lancua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh (Maroko), ku edhe BQK ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme, dhe nënshkrimi i saj pikërisht në takimet vjetore, duke ju bashkuar rreth 30 bankave qendrore dhe institucioneve rregullatore deri tani, paraqet një simbolikë të veçantë të përkushtimit sistematik të bazuar në Planin Strategjik të BQK-së.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.