Forca e Sigurisë së Kosovës nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se Kursi i Lartë për Nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre, realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper” ”Kursi i Lartë për Nënoficer” u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve. ”Kursi i Avancuar për Snajper” u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike. FSK po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake”, thuhet në njoftimin e plotë të FSK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.