Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Gjykatës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ky i fundit nga muaji dhjetor i vitit 2023, në Fushë-Kosovë ka ndihmuar një person tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë.
“Në atë mënyrë që me kërkesën e të pandehurit Sh. Në fillim të çdo muaji ka shkuar te objekti ndërtimor afarist në Fushë Kosovë i cili është pronë e të pandehurit Xh. Sh., dhe është prezantuar me emër V.V., kurse prej qiramarrësve të lokaleve afariste ka marrë qiratë për të pandehurin Sh.V. dhe atë F.H. në shumë prej 300 euro në muaj, S.K. në shumë prej 2.000 euro, J.Sh., në shumë prej 450 euro në muaj, B.M. në shumë prej 250 euro në muaj, A.G., në shumë prej 600 euro në muaj dhe S.K. në shumë prej 250 euro në muaj, duke përfituar dobi pasurore në shumë rreth 40.000 euro”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.