Caritas Kosova, në kuadër të programit YourJob, ka organizuar Konferencën Rinore me temë “Sfidat dhe Mundësitë e Punësimit në Kosovë dhe Shqipëri”. Kjo ngjarje bëri bashkë ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të zhvillohet potenciali i rinisë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.
Programi YourJob, i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Secourse Catholique dhe donatorë të tjerë si Renovabis, dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut, ka për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes trajnimeve profesionale, orientimit në karrierë, praktikave të punës dhe mbështetjes për idetë inovative të biznesit.
Deri tani, 1232 të rinj nga Kosova kanë përfituar nga programi, me mbi 4000 shërbime këshilluese, përfshirë orientimin në karrierë dhe këshillimin profesional e ligjor. Programi ka mundësuar gjithashtu trajnim profesional për 129 të rinj, nga të cilët 60% tashmë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm. Ndërsa në Shqipëri, 1354 të rinjë janë pjesë e programit ku janë ofruar 4328 shërbime këshillimi, 100 trajnime profesionale, 62 punë praktike. Gjithsej në Kosovë dhe Shqipëri janë themeluar 30 start-up dhe 4 të tjera janë në procedurë themelimi.
Në konferencë u diskutuan sfidat me të cilat përballen të rinjtë në qasjen e tyre në tregun e punës dhe mënyrat për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme profesionale në Kosovë dhe Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.