×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Qytetarët duan ekonomi të fortë, rrugë të sigurta, mirëqenie e dinjitet, LDK i ofron këto zgjidhje

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 23:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se qytetarët duan ekonomi të fortë, rrugë të sigurta, mirëqenie e dinjitet dhe këto sipas tij LDK i ofron.

    Kështu ka deklaruar ai pas vizitës së fshatrave Strellc e Drenoc të Deçanit.

    “Në mesin e shumë qytetarëve të përkushtuar e punëtorë biseduam për të njëjtat shqetësime e sfida që po i dëgjojmë çdo ditë gjithandej nëpër Kosovë. Familje dhe qytetarë që, përkundër vështirësive të shumta, mbajnë gjallë shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë”.

    “Në çdo bisedë e dorështrëngim, po e ndiejmë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi, dhe ata po presin zgjidhje konkrete për problemet që po i rëndojnë. Ata duan rrugë të sigurta, ekonomi të fortë dhe jetë me mirëqenie e dinjitet. Ata e dinë se këto zgjidhje i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, si forca e vetme politike në vend që e ka edhe vizionin edhe programin për një të ardhme më të mirë. Pikërisht për këtë qëndroj unë dhe ekipi im”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!