×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja nga Malisheva njofton se u kanos në market nga bashkëshorti edhe pse kishte urdhër mbrojtës

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 9:07

    Një grua ka njoftuar policinë se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

    Policia ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    “Malishevë 25.10.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës”.

    “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!