×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Shefi i Zyrës së BE-së pasi Von Der Leyen arriti në Prishtinë: Kosova pritet të marrë mbi 880 milionë euro

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 10:37

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës, shefes së Komisionit Evropian, Urusla Von Der Leyen.

    Orav ka shkruar se vizita e Von Der Leyen do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën evropiane të Kosovës dhe rrugën drejt Planit të Rritjes të BE-së me 6 miliardë euro.

    Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pritet që Kosovës të marrë diku mbi 880 milionë euro.

    “Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rrugën e Kosovës në BE dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, me Kosovën që pritet të marrë mbi 880 milionë euro”, ka shkruar Orav.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!