×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Flet avokati i Gazmend Muhaxherit, beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij si kryetar

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 13:14

    Dukagjin Kërveshi, avokat i Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, ka dhënë detaje lidhur me sulmin që i ndodhi këtij të fundit.

    Kërveshi ka thënë se Muhaxheri kishte duke pirë kafe me një familjar të tij dhe se në largim e sipër është sulmuar nga dy persona.

    Sipas Kërveshit, Muhaxheri ka deklaruar në Polici se beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare.

    Postimi i tij:

    Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, njoftoj opinionin se sot rreth orës 8:40 në qytetin e Pejës në vendin e njohur si “Qendra Zejtare” pasi i njejti kishte pirë kafe me një familjar të tij, në largim e sipër, kryetari Muhaxheri ishte sulmuar nga dy persona fillimisht të panjohur. Sulmi kishte qenë i befasishëm.

    Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhenë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!