Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`.
Osmani përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shkruar se Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës.
Ajo bëri të ditur se lidhjet diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona.
“Urime presidentit Van der Bellen dhe popullit të Austrisë për Ditën e tyre Kombëtare! Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit. Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.
Congratulations to President @vanderbellen and the people of Austria on #Nationalfeiertag, their National Day! 🇽🇰🇦🇹
Austria has stood as one of Kosovo’s closest allies, and it is heartening to witness our cooperation grow stronger with each passing year. Our diplomatic,… pic.twitter.com/dVHSYIQj9y
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 26, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.