×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërrimi i orës, BIK-u njofton për ndryshim të orarit të faljes së namazit

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 20:21

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin e orareve të faljes së namazit, kjo pasi duke filluar nga mesnata bëhet ndërrimi i orës.

    Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta prapa, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

    dërrimi do të bëhet në orën 03:00 të mëngjesit dhe ora do të kthehet në 02:00.

    Ky ndryshim do t’i japë fund periudhës së orës verore që zgjat për shtatë muaj.

    Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit mars, ku akrepat do të shkojnë 1 orë para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!