Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.
Sipas policisë është arrestuar shoferi i një veture nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur një person në karrocë.
Për pasojë viktima ka ndërruar jetë.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbetje dhe rasti po hetohet.
“Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reprteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.