×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e zyrtares policore në Zveçan, nuk ka të lënduar

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 9:40

    Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një zyrtareje policore në Zveçan.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

    Rasti është duke u hetuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Zveçan / 25-26.10.2024 – 23:00-08:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!