×
  • Lajme
  • Lajme / IHMK

    Mot kryesisht stabil dhe me diell javën e ardhshme në Kosovë

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 14:14

    Gjatë pesë ditë të ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht stabil.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën parashihet që moti të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 1-4 gradë celsius e maksimalet mes 20-23 gradë.

    Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell ku temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë celsius e maksimalet mes 19-21 gradë. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën.

    Ndërkohë të enjten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht përreth relievit malor.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.

    Të premten moti parashihet të jetë me pak vranësira e intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë e maksimalet mes 14-17 gradë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!