Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, sot ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga ky institucion. Kështu tha ai pas përfundimit të Festivalit të Dytë të Këngës në RTK, ku pohoi se i treti me radhë do të vijojë pa të.
Megjithatë Krasta tha se do të ketë bashkëpunime me RTK-në edhe në të ardhmen.
“Këtë vit u mora me Festivalin, por edhe projekte të tjera, e njoha RTK-në. Themelimi i një festivali është mision. Mendoj që mund ta bëj aktive dorëheqjen e janarit të shkuar që e kam pasur në tryezën time gjatë gjithë kohës”.
“Do ta konsideroj si mision të mbyllur, por patjetër që do të kem bashkëpunime me RTK-në edhe në të ardhmen, mund të vij për projekte të bukura. Mendoj që e përjetuam ëndrrën që dëshironim dhe ëndrrat kanë edhe një fund të bukur”, ka thënë Krasta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.