×
  • Lajme
  • Lajme

    Mefail Bajqinovci takon mërgimtarët në Suedi: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 18:08

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se ka pranuar një mesazh se mërgata do i japë mbështetje edhe më të fuqishme kryeministrit Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë.

    Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendoje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë. Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti.

    E falenderoj për organizimin e këtij tubimi, Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Suedi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!