Nënpresidentja Kamala Harris shprehu optimizëm për rrugën e saj drejt fitores ndërsa nisi një turne me disa ndalesa në Filadelfia të dielën, duke u thënë gazetarëve se Pensilvania, një shtet kyç, “do të jetë vendimtar” për hartën e saj elektorale, shkruan CNN.
“Filadelfia është një pjesë shumë e rëndësishme e rrugës sonë drejt fitores, dhe kjo është arsyeja pse po kaloj kohë këtu. … Por, jam shumë optimiste për entuziazmin që ka këtu dhe përkushtimin që njerëzit nga çdo sfond kanë për të votuar,” tha Harris pas një fjalimi në një kishë.
E pyetur nëse fitorja në këtë shtet është e nevojshme për të fituar zgjedhjet, ajo u përgjigj: “Pensilvania do të jetë kyçe – pa dyshim.”
Në mes të një vale dezinformimi rreth zgjedhjeve, Harris tha se ndjehej “e inkurajuar” nga takimet me njerëz që “nuk duan të manipulohen” dhe që “janë të etur të dëgjojnë më shumë detaje rreth planit tim për ta.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.