×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Dyshohet se vrau vëllain me thikë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 9:55

    Policia ka dhënë detaje për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku vëllai dyshohet se e vrau vëllain me thikë.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Reporteri.net.

    “VRASJE E RËNDË- Rr. Tirana-Prishtinë, 27.10.2024-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, njofton policia.

    Ndërkaq, familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim ku ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.

    “Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike”, kanë thënë nga familja.

    Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!