×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i PDK-së

    Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për shpifje dhe dëmtim të reputacionit

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 10:39

    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku sot do të dorëzojë padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kështu ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka bërë të ditur se lidhur me këtë do të mbahet sot një konferencë për media nga ora 14:00.

    “Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!