×
  • Lajme
  • Lajme / Operacioni “Freeshopi”

    Detaje nga arrestimi i policit që u kap në flagrancë duke blerë drogë, në pranga edhe dy persona të tjerë

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 10:15

    Tre persona, në mesin e tyre një polic janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, në operacionin e Anti-drogës të koduar “Freeshopi”.

    Në njoftimin e policisë, tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme 4 mijë e 870 euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme, njofton Policia.

    Tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

    “Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për luftimin e të gjitha veprave penale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar, pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë”, njofton Policia e Kosovës.

    Për rastin e policit i cili u kap  në flagrancë sonte duke blerë drogë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net.

    Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është polic i ri, nga gjeneratat e fundit. /Reporteri.net/

    Arrestohet në flagrancë duke blerë drogë një pjesëtar i Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!