×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Haxhiu: Villa e “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të VV-së

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 15:47
    Deputeti i PDK'së, Bekim Haxhiu

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pretendon se villat e Milan Radoiçiqit, janë ndërtuar nën udhëheqëjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se një gjë të tillë e vërtetojnë dëshmitë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Madje, Haxhiu ka shtuar se në veri gjatë vitit 2008, kur Kosova qeverisej nga PDK-ja, kanë filluar ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve, dukë thënë se janë ndërtuar mbi 220 shtëpi për shqiptarët.

    “Me fakte: Villa e Radojçiqit “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të LVV-së. Të gjitha fotografitë dhe dëshmitë e vërtetojnë këtë. Ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve në Veri kanë filluar në vitin 2008 në kohën kur vendi qeverisej nga PDK-ja dhe deri në vitin 2014 janë ndërtuar mbi 220 shtëpi të shqiptarëve atje. Në qeverisjen e PDK-s janë ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve nën breshërinë e plumbave, është investuar në rrugë, ujësjellës, kanalizime. Këto punë janë përfunduar në heshtje, pa marketing, pa publikim të fotove nëpër fb as për propagandë por për vendin tonë. Në atë kohë LVV ishte rreshtuar njejtë me politikën e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri. ”, thuhet në postimin e Haxhiut.

    Ndër të tjerash, deputeti i PDK-së, ka thënë se në veri të vendit, Vetëvendosje s’ka përfunduar asnjë projekt për këto vite qeverisje.

    “Tani për 5 vite qeverisje LVV nuk ka përfunduar asnjë projekt në veri të vendi, nuk përfunduan asnjë shtëpi të shqiptarëve, por në muajin Prill 2024 Qeveria Kurti ndau 4 milionë euro për ndërtim te shtëpive për serbët që jetojnë në katër komunat veriore të vendit. Duke mos realizuar asnjë projekt infrastrukturor në Veri, LVV rrugën Bare-Selac në Shalë e prezantonë si rrugë të veriut. A pe çelni Urën se erdhen zgjedhjet, mashtrues”, ka përfunduar Haxhiu.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!