×
  • Lajme
  • Lajme / MPJD

    Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 17:20

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,  Donika Gërvalla, është nisur për Neë York, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. shkruan gazeta online Reportei.net.

    “Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon.


    Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!