×
  • Lajme
  • Lajme

    I burgosuri që vdiq sot është Aleks Gerbi, ishte arrestuar në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 22:13

    Aleks Gerbi, 49-vjeçari nga Tepelena, i cili ishte arrestuar në aksionin ku u kapën mbi 1 mijë tonë drog në Pejë, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, merr vesh Reporteri.net.

    Se një i paraburgosur me inicialet A.G ka vdekur e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. SHKK ka themeluar edhe një Komision Hetues për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

    Ai ishte arrestuar në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg.

    Sipas dosjes së Prokurorisë së Pejës, që ishte publikuar në media i njëjti dyshohej se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri me datën 27.09.2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës, me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve pa autorizim kishte kultivuar bimë të kanabisit.

    Brenda ditës vdesin dy të burgosur, Shërbimi Korrektues jep detaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!