Një grua ka vjedhur lodra dhe pajisje me vlerë rreth 150 euro, brenda një shkolle në Prishtinë.
Rasti është raportuar në Polici nga zyrtari i shkollës, derisa bëhet e ditur se hetimet janë duke vazhduar, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Prishtinë 29.10.2024 – 05:04. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i shkollës ka informuar se një femër me forcë ka depërtuar në brendi të shkollës dhe ka vjedh disa lodra dhe pajisje me vlerë rreth 150 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.