×
  • Lajme
  • Lajme

    Një gruas i dërgonte mesazhe dhe e përcillte me veturë për dy vite rresht, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 10:49
    Foto ilustruese

    Një grua ka raportuar se i dyshuari përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2022-2024, në Prishtinë.

    Po ashtu sipas njoftimi, i dyshuri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!