Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nisë ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë.
Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato sipas kreut të LDK-së përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!
Unë kam zgjedhur ndryshimin!
Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.
Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’!
Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë!
Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!
Bëhu ndryshimi!
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, por paritë tashmë ka kohë që kanë nisur tubimet me qytetarë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Reporteri.net/