×
  • Lajme
  • Lajme / Raportimi i drejtorit të AKI-së

    “Nuk të lejoj me bë filma” përplasje në Komision mes Ganimete Musliut e Sali Zybës së VV-së

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 11:47

    Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, e ka nisur raportimin e tij para Komisionit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

    Me të filluar mbledhja, ka pasur përplasje mes kryetares së Komisionit, deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetit të VV-së, Sali Zyba.

    Musliu fillimisht tha se si kryetare e Komisionit e ka thirrur mbledhjen raportuar rreth dyshime për përndjekjen, vëzhgimin apo përgjimin e disa gazetarëve dhe për mesazhet e Dejona Mihalit e cila dyshohet për ndërhyrje në institucionet e pavarura shtetërore.

    Por, Zyba i VV-së ka thënë se nuk pajtohen me këtë procedurë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ky është tejkalim i vullnetit tonë. Mbledhja nuk është thirrë sipas rregullores. Unë po propozoj se ke thirrë mbledhjen e një komisioni të rëndësishëm me propagandën e sms-ave. Me çfarë nënshkrimi ke thirrë mbledhjen se unë kam thanë jo”, tha Zyba.

    E Musliu u kundërpërgjigj duke thënë se e ka thirrë mbledhjen sipas procedurave të zakonshme.

    “Po kush je ti me thanë jo. Nuk do të lejoj me ardhë këtu dhe me ba filma. Mbledhja është thirrë si zakonisht sipas rregullave”, tha Musliu.

    Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!