Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, në takim me zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard, ka përsëritur kërkesën që Kosovës t’i hiqen masat e Bashkimit Evropian, duke thënë se ato vazhdojnë të jenë të padrejta.
Po ashtu, tutje thuhet se kanë diskutuar për fuqizimin e dy vendeve në ekonomi dhe në fushën e infrastrukturës, raporton gazeta online Reporteri.net.
“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave”, thuhet në komunikatën për media.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.