×
  • Lajme
  • Lajme

    Trepça pezullon 13 punëtorë nga puna, iu ngrihet aktakuzë

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 14:34

    Ndërmarrja “Trepca”, ka pezulluar 13 punëtorë nga puna, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kështu kanë bërë të ditur përmes njoftimeve në Facebook, ku në postimin e tyre thuhet se arsyeja e perzullimit të 12 punëtorëve, është ngritja e aktakuzës.

    “Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna. Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.


    Ndërkaq, në njoftimin e dytë, është dhënë arsyeja e njëjtë si në lajmërimin paraprak.

    “Me datën 30.10.2024 z.E.M është larguar përkohësisht nga puna. Me vendim me nr.prot:6583 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, vijon njoftimi i dytë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!