Me tensione është përcjellë seanca në rastin ku Andi Pajaziti po akuzohet për vrasjen e K.R. në lokalin “Bon Vivant”, në gusht të vitit të kaluar.
Gjyqtari Eroll Gashi në një moment është detyruar të ndërhyjë duke goditur me dorë tavolinën.
“A jom unë këtu? Prit, asnjë fjalë njëherë”, dëgjohet duke thënë ai në një video të publikuar nga Kallxo.com. Ai këtu i referohet përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe avokatit të Andi Pajazitit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në atë moment një familjar i viktimës ndërhynë thënë se nuk ka drejtësi dhe se “do ta presë jashtë të akuzuarin”.
“Nuk ka drejtësi, e pres këta jashtë. Edhe me ty… shihemi”, dëgjohet duke thënë familjari i palës së dëmtuar, teksa shanë duke dalë nga salla.
Gjykatësi urdhëroi largimin e tij nga salla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.