×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Vdes një person nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 16:05

    Një person ka vdekur si pasojë i një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Lajmin për Reporteri.net, e konfirmoi Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë Sheremet Elezaj, i cili tha se lidhur me rastin po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e këtij aksidenti.

    “Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dal në lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar edhe njesitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik. Pas pranimit të raportimeve shtesë nga njesitet kompetente lidhur me rastin do te informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Elezaj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!