×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do të ketë investime edhe në veri, pasi shtrirja e kontrollit është temë e kryer

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 16:19

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka premtuar investime në pjesën veriore të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se kjo do të ndodhë tani, pasi sipas tij, shtrirja e kontrollit dhe çështja e sigurisë, tashmë janë tema të kryera.

    “Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesën veriore të vendit duke siguruar integrimin e plotë edhe me infrastrukturë tani që shtrirja e kontrollit atje dhe çështja e sigurisë janë tema të kryera”, ka thënë ai.

    Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar buxheti për vitin 2025, me vlerë prej 3.6 miliardë euro.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!