×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Raporti i Progresit, Bislimi zotohet në zbatimin e rekomandimeve – kërkon heqjen e masave

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 18:10

    Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit për Kosovën. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë për media me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka folur për Raportin e Progresit të BE, dhe vlerësimet për vendim për secilën fushë.

    Bislimi i ka përmendur vlerësimet e BE-së për Kosovën dhe është zotuar për zbatimin e rekomandimeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Bislimi para ambasadorit të BE-së ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ai ka thënë se rekomandimet do të merren seriozisht nga Qeveria.

    “Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Në i vlerësojmë të padrejta dhe pavarësisht rekomandimit për largimin e tyre ato qëndrojnë në fuqi.”, tha Bislimi.

    Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe se pret që të merret vendim për heqjen e tyre.

    Bislimi e ka quajtur ditë të rëndësishme publikimin e këtij raporti dhe ka përmendur të arriturat e Kosovës të cilat janë vlerësuar në këtë raport.

    “Raporti për këtë vit tregon se qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze drejt reformave të BE. Raporti e përgëzon Kosovën për politikën e jashtme në raport me luftën në Ukrainën dhe vlerëson sanksionet ndaj Rusisë në përputhje me ato të BE dhe progresin e shënuar në përafrimin e politikës së vizave më atë të BE. Raporti vlerëson pozitivisht zhvillimet në agjendën e bashkëpunimit rajonal.duke vecuar përparimin ne CEFTA dhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal si një nga arritjet më të mëdha të procesit të Berlinit. Përkushtimi Kosovës për të funksionalizuar këtë treg kanë ndihmuar në kapërcimin e sfidave të mëhershme dhe kanë krijuar momentum të ri. KE po ashtu përgëzon Kosovë për përgatitjen e agjendës së reformave për që synon të përmbushë qëllimet e instrumentit të ri për reforma ekonomike. Tek blloku i kreitereve politike raporti nxjerr në pah arritje kyçe sistemin e drejtësisë,në luftën kundër korrupsionit, dhe avancimin e barazisë gjhinore. Për përpjekjet kuyndër korrupsioni ësgrtë Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe Ligji për Prokrurorinë Speciale.”, tha ai.

    Po ashtu ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë shtyllë kyce e sigurisë, paqes e stabilitetit në Evropë.

    “Sot paketa e zgjerimit përfshinë 10 shtete nga shtatë sa ishin pak vite më herët., duke dëshmuar nagazhimin e përhershëm strategjik të BE për ruajtjen e paqes e sytabiliteut. Me udhëheqësinë e re të BE ky orientim për vendet e përfshira përbën një momentum të ri për përkushtim drejt përmbushjes së vlerave evropiane. Si shtet i përfshirë në pakon e zgjkerimit Kosova beson dhe përfaqëson vlerat evropiane të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë sundimit të ligjit.”, u shpreh ai./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!