×
  • Lajme
  • Lajme

    Me surle e tupana – Hysen Durmishi ia hedh valles popullore në përurimin e një rruge

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 17:46

    Me valle, surle e tupana – kështu u manifestua përurimi i një rruge në Komunën e Dragashit që lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

    Në pamjet e publikuara, në krye të valles shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili duket se është i gëzuar shumë me rastin e përurimit të rrugës.

    I rrethuar nga shumë banorë, Durmishi tund një shallë të Shqipërisë e vazhdon e vallëzon shqip, me një ansambël që e shoqëron në pjesën tjetër të hapësirës ku po bëhej festimi./Klan Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!