×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian: Raporti është gjerësisht negativ

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 21:07

    Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën. Ajo ka thënë se raporti është gjerësisht negativ.

    Sipas Krasniqit kjo ka ardhur si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes “me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje”.

    “Në përgjegjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike. Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thuajse në asnjë fushë. Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyçe.”, ka shkruar ajo.

    Sipas Krasniqit, raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thuajse në çdo fushë të qeverisjes.

    Krasniqi i ka listuar vërejtjet më specifike:
    “❌️ Qeveria nuk ka arritur të ndërtojë dialog për të shtyrë agjendën e BE-së përpara, pra bëhet thirrje për një qasje kontruktive e pozitive
    ❌️ Pushteti ka rrezikuar reformat kryesore dhe nuk ka mbajt konsultime publike për këto reforma
    ❌️ Nuk janë realizu reformat për organizimin e administratës
    ❌️ Progres i kufizuar në reformën e sistemit të drejtësisë
    ❌️ Injorim i këshillave të fuqishme të BE-së dhe Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe reforma tjera në fushën e drejtësisë
    ❌️ Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit
    ❌️ Përpjekje nga Qeveria për të ushtruar kontroll mbi mediat
    ❌️ Injorim i rekomandimeve të BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare për rregullatorin e mediave
    ❌️ Kërkesë urgjente me adresu pavarësinë dhe përgjegjësinë në Radio Televizionin Publik të Kosovës
    ❌️ Dobësi në menaxhimin e investimeve publike dhe mbikëqyrje e dobët e ndërmarrjeve publike
    ❌️ Sistemi i prokurimit i shoqëruar me parregullësi dhe i ekspozuar ndaj korrupsionit
    ❌️ Injorim i procedurave në Kuvend për miratimin e 18 ligjeve dhe dështim në përmbushjen e afateve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese për të rishikuar ligjet
    ❌️ Refuzim i Qeverisë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare duke dëmtuar demokracinë në vend
    ❌️ Vonesa të mëdha në zbatim të agjendës së BE-së e cila është tërësisht në përgjegjësi të Zëvendëskryeministrit të Parë, përfshirë mospërfshirjen e ministrive në këtë proces.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!