Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme.
Ai u shpreh se asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.
“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves ne Kanal 10.
Për më tepër, ambasadori Hargreaves ka ndarë edhe detaje nga takimi me serbët në veri të vendit, ndërsa ka theksuar se shpreson që ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.